Kuvendi miraton marrëveshjen ushtarake me Turqinë

16 maj 2024 | 12:31

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare, atë për një kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë si dhe një tjetër për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera.

“Në emër të ministrisë së Mbrojtjes paraqes për miratim Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera”, ka thënë ai. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…