Franca, Gjermania dhe Italia i shkruajnë letër Kurtit: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet themelim i Asociacionit

16 maj 2024 | 17:34

Hapat që ka ndërmarrë Kosova nuk plotësojnë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj nuk përbëjnë hapa konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas draftit të propozuar nga Miroslav Lajçak, thuhet në letrën që Franca, Italia dhe Gjermania ia kanë dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me 15 maj.

Faleminderit për letrën tuaj sa i përket aplikimit të Kosovës për Këshillin e Evropës dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet fillimisht në letër.

“Me keqardhje, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapat konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe rrezikojnë të minojnë tutje dialogun që fasilitohet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në këtë letër.

“Së pari, draft-statuti i prezantuar nga Përfaqësuesi Special për Dilaogun, Miroslav Lajçak, nuk është një ‘propozim gjentelmenësh’. Është një model solid, i draftuar me kujdes me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve evropianë, i bazuar në praktikat më të mira ekzistuese”.

“Merr parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe gjithashtu edhe Gjykatën Kushtetuese dhe kornizën ligjore. Si i tillë, ka mbështetjen tonë të plotë. Le ta theksojmë edhe njëherë, ne nuk duam Kosovë jo funksionale. Asociacioni nuk është në asnjë formë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, vazhdon letra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Dinamo Zagrebit do të qëndrojë për tri…