Gashi: Kurti e Gërvalla të japin dorëheqje, na kanë bërë horë

16 maj 2024 | 21:21

Analisti politik, Dardan Gashi, e ka cilësuar të turpshëm dërgimin e letrës për Asociaiconin në KiE nga Qeveria e Kosovës.

Ai në “Debat Plus”, tha se ky veprim e ka zbehur pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, derisa shtoi se ministrja Donika Gërvalla tentoi ta mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Gërvalla duhet të japin dorëheqje sa më parë për shkak të dëmeve që ua kanë shkaktuar vendit.

“Kjo çka ka bërë Gërvalla është për turp, sepse e ka zbehë pozicionin e Kosovës, nuk ka arritë asgjë më shumë se të dalim qesharak para botës, një tentim mashtrimi që as I tillë s’mund të konsiderohet. Kjo zojë çdo ditë, edhe qeveria shkon, kjo duhet një ditë para qeverisë me shku, duhet me përjashtu dikush për shkak dëmit që po I bën vendit. Nëse Kurti jep dorëheqje, kjo të jep një ditë me herët, këta dy njerëz janë duke e katandisur këtë vend, në arenën ndërkombëtare horë janë duke na bërë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski ka…