Gorani: Qeveri që sillet si ‘fëmijë i përgaztë’

16 maj 2024 | 21:36

Analisti Dukagjin Gorani në “Pressing” ka thënë se QUINT-i është investitori më i madh në qeverisjen e Kurtit, e që sipas tij shtetet e QUINT-t nuk do e lënë që ky investim të shkojë “teposhtë”.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje “s’e ka huq asnjë rast” që t’i poshtërojë pesë shtetet e QUINT’it.

Gorani tha se Qeveria po sillet “si një fëmijë i përgaztë”.

““Unë mendoj që sado që është e vështirë të ndodhë, një fijë e hollë e shpresës ekziston për një arsye të thjeshtë. Dhe ajo fije e hollë është fakti se QUINT’i është investitori kryesor në qeverisjen e Albin Kurtit dhe është sponsori gjeneral i së paku dy fushatave zgjedhore të partisë Vetëvendosje. Pra fuqia përkrahëse e shteteve të QUINT’it karshi Vetëvendosjes në 7-8 vjetet e fundit ka qenë aq e madhe ndërkohë që investimi që me ardhë këta në pushtet ka qenë gati agresiv gjatë viteve saqë është tepër e vështirë për mu me besu që atë investim e lënë me shku teposhtë në këtë mënyrë. Unë mendoj që QUINT’i ka me luftu deri në ditën e fundit përkundër faktit se partia Vetëvendosje s’e ka huq asnjë moment dhe asnjë rast për me i turpëru, poshtëru, për me i shndërru në objekt talljeje pesë qeveritë më të rëndësishme që janë hisedarë të shtetësisë sonë. Përkundër tonave ata janë ka e ndjejnë vetën që janë, në një mënyrë, fatin politik e kanë të lidhur me këtë qeverisje e cila është kah sillen sikur një fëmijë i përgaztë”, tha Gorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka arritur ta mposhtë ekipin e Golden Eagle Ylli…