BE nis hetim ndaj kompanisë “Meta” të Zuckerberg

16 maj 2024 | 21:42

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të përfshira në Aktin e Shërbimeve Dixhitale për mbrojtjen e të miturve.

Brukseli ka frikë se sistemet e Facebook dhe Instagram, duke përfshirë algoritmet e tyre, mund të stimulojnë varësinë e sjelljes tek fëmijët dhe të krijojnë efekte të izolimit dhe depresionit që janë të rrezikshme për shëndetin e tyre mendor.

Nën vëzhgim janë edhe metodat e verifikimit të moshës të zbatuara nga gjiganti i rrjeteve sociale.

Sipas komisionerit të BE-së për Tregun e Brendshëm, Thiery Breton, kompania “Meta” nuk ka bërë mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e Aktit të Shërbimeve Dixhitale, për të minimizuar efektet negative në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve evropianë.

Nuk jemi të bindur se Meta ka bërë mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e Aktit të Shërbimeve Dixhitale për të zbutur rreziqet e efekteve negative në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve evropianë në Facebook dhe Instagram”,- shprehet komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Thiery Breton.

Në nëntor të vitit të shkuar, kompania ishte paralajmëruar për shkelje të mundshme kundër mbrojtjes së të miturve, por përgjigjet e tij ndaj kërkesave zyrtare nga Brukseli nuk u konsideruan shqetësuese.

Në reagimin e saj kompania “Meta” tha se tashmë ka një sërë mjetesh në internet për të mbrojtur fëmijët dhe se kanë zhvilluar politika të dizajnuara për t’i mbrojtur këta të fundit.

Ne duam që të rinjtë të kenë përvoja të sigurta, të përshtatshme për moshën në internet dhe kemi shpenzuar një dekadë duke zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika të dizajnuara për t’i mbrojtur ata,” tha një zëdhënës i Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në…