![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/sami-lushtaku.jpg)
Lushtaku për takimin Krasniqit me Kurtit: Kryetari i PDK-së e ka përkrahjen time absolute
17 maj 2024
| 11:21
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka komentuar takimin e kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti.
Lushtaku ka thënë se Krasniqi e ka përkrahjen e tij.
“Unë jam kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj dhe kryetari i PDK-së e ka përkrahjen time absolute. Jo vetëm për takimin, por edhe për propozimin që e ka bërë (datat e zgjedhjeve), kështu që kjo pjesa e tjetër nuk është e imja”, ka thënë Lushtaku për “FrontOnline”.