Zelensky: Forcat ruse kanë përparuar në Kharkiv, po situata mbetet e stabilizuar

17 maj 2024 | 11:21

Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në Kharkiv është “stabilizuar”, duke theksuar se forcat ruse kanë avancuar 10 km në një zonë të rajonit, e cila është shënjestruar intensivisht nga Moska.

“Sot, forcat tona të mbrojtjes kanë bllokuar rusët aty ku janë tani”, tha ai.

“Pika më e thellë e avancimit të tyre është 10 km”.

Ai vuri në dukje se arsyeja kryesore që u mundësoi rusëve të kalonin kufirin në drejtim të Kharkiv lidhej me mungesën e një sistemi të mbrojtjes ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…