Hoxhaj takon deputetin gjerman Abrahams, mbështetësin e madh të Kosovës për anëtarësim në KiE

17 maj 2024 | 11:42

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin, ka takuar edhe deputetin e Bundestagut, Knut Abrahams.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin në vizitë zyrtare, ka takuar disa deputetë të Bundestagut gjerman.

Ai ka njoftuar të premten se është takuar me deputetin gjerman Knut Abrahams, të cilin e ka quajtur simbol të mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Knut Abrahams është mik i madh i Kosovës dhe simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe për këtë gjë e takova dhe e falënderova! Parlamentarët e dhanë mbështetjen për një Kosovë evropiane kudo në Evropë dhe në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit Biden po krijon një proces të ri…