Minnesotta mposhti Denverin, finalisti caktohet në sfidën e shtatë

17 maj 2024 | 12:14

Minnesota fitoi thellë 115-70 në gjysmëfinalen e gjashtë play off ndaj Denver, duke barazuar në 3-3 serinë e takimeve. Për pasojë, finalistja e parë në Konferencën e Perëndimit do të dalë nga ndeshja e shtatë dhe e fundit.

Ashtu sikurse pritje, Minnesota e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe ndali serinë e 3 fitoreve radhazi të Denver. Madje me një lojë spektakolare, sidomos në mbrojtje, duke mos lejuar rivalët të shënojnë shumë. Anthony Edwards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga McDanies me 21 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli, nga ku erdhën 34 pikë. Për Denver, Jokic realizoi 22 pikë, i pambështetur sa duhet nga shokët.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana (3-2)
Boston – Cleveland (4-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Denver – Minnesota 70-115 (3-3)
Oklahoma – Dallas (2-3)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten platformën “E-Komunat” në…