Shqipëri: U tha se do të bombardoheshin shkollat, doli alarm i rrejshëm

17 maj 2024 | 12:04

Policia shqiptare është ngritur në këmbë pasi atyre u është dërguar një e-mail në adresë të tyre, ku u paralajmëruan bomba në shkolla.

Aty thuhej se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.

Pas kontrolleve të policisë në shkolla, kjo ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm.

Sipas Top Channel, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.

Në mesazhin e dërguar ka pasur adresa dhe emra shkolla, ku gjoja se do të kryheshin sulmet. Kjo ka bërë që disa shkolla të nxjerrin nxënësit jashtë objektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal…