Tucheli konfirmon largimin nga Bayerni

17 maj 2024 | 12:20

Trajneri Thomas Tuchel ka zbuluar se ai nuk do të qëndrojë tek Bayern Munchen përtej përfundimit të sezonit aktual.

Gjatë muajit shkurt Tucheli kishte njoftuar se do të largohet nga gjiganti gjerman në fund të asaj që kishte qenë një sezon zhgënjyes. Për herë të parë në 11 sezonet e fundit, Bayerni nuk ishte shpallur kampion i Gjermanisë, dhe do ta përfundojë sezonin me asnjë trofe të fituar pasi u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve. Më herët gjatë kësaj jave raportime të ndryshme kishin pretenduar se Bayerni mund të marrë vendimin dramatik dhe ta mbajë Tuchelin në ekip pasi dështuan të gjejnë zëvendësuesin e tij.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp. Ka pasur bisedime, por ne nuk arritëm një marrëveshje kështu që vendimi i muajit shkurt qëndron ende”, ka thënë Tuchel.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamionë me ndihmat e nevojshme humanitare për Rripin e Gazës…