Zgjedhjet evropiane, Rutte me ‘karton të kuq’ për shkak të bashkëpunimit me ekstremin e djathtë

17 maj 2024 | 12:33

Partia Popullore për Liri dhe Demokraci e kryeministrit në largim të Holandës, Mark Rutte rrezikon të përjashtohet nga grupi politik evropian i liberalëve “Rinew Europe”, për shkak të marrëveshjes për të formuar një qeveri me partinë e ekstremit të djathtë PVV të Geert Wilders.

Kartonin e “kuq” për liberalët holandezë tashmë e ka treguar kandidatja kryesore e listës së liberalëve në zgjedhjet evropiane, Valerie Ayeh, e cila madje ka kërkuar një mbledhje të partive që përbëjnë Renew më 10 qershor, menjëherë pas zgjedhjeve.

“PVV(Partia për Liri) është saktësisht e kundërta e asaj që ne mbështesim për vlerat e shtetit ligjor, klimës, ekonomisë dhe rrugës drejt Europës. Marrëveshja me një palë të tillë do të thotë që ne të lëmë mënjanë vlerat që mbajmë. Kompromisi me ekstremin e djathtë nuk është i pranueshëm”, ka thënë Ayeh.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe partia tjetër liberale e Holandës, D66. Socialistët, të Gjelbërit, Liberalët dhe të Majtët kanë nënshkruar tashmë një deklaratë të përbashkët më 8 maj, në të cilin ata refuzojnë çdo bashkëpunim me partitë e ekstremit të djathtë ose të ekstremit të djathtë.

Partia e Mark Rutte ka fituar 5 deputetë në zgjedhjet e nëntorit të kaluar. Nëse VVD përjashtohet nga eurogrupi i Renew, mund të bashkohet me Partinë Popullore Evropiane (EPP).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për votimin…