Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfiton vetëm Rusia dhe Serbia

17 maj 2024 | 14:21

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Hoxhaj është shprehur se bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se prej…