Papa Françesku do të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm

17 maj 2024 | 14:23

Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm për të shënuar përvjetorin e Këshillit të Parë të Nikesë, tha kreu shpirtëror i krishterëve ortodoksë të botës.

“Shenjtëria e tij Papa Françesku dëshiron të festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm”, tha Patriarku Ekumenik Bartolomeu, i cili ndodhet në Stamboll, në një ngjarje në kryeqytetin portugez, Lisbonë.

Ai tha se Papa Françesku po planifikonte të vizitonte Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës në Stamboll përpara se të nisej për në qytetin e Iznikut, ku u zhvillua Koncili i Parë i Nikesë. Patriarku Ekumenik Bartolomeu tha se një komitet po formohej për të organizuar vizitën dhe se Vatikani së shpejti do të kontaktojë qeverinë turke për këtë.

Papa Françesku do të mbushë 88 vjeç në dhjetor. Udhëtimi ndërkombëtar për të është gjithnjë e më i vështirë, duke pasur parasysh shëndetin e tij.

Ai përdor një kallam ose një karrige me rrota për të lëvizur për shkak të një problemi në gju, dhe në fillim të këtij viti shmangu fjalimet në publik dhe anashkaloi angazhimet e rëndësishme në disa raste, duke përfshirë një procesion të së Premtes së Mirë në mars.

Megjithatë, ai është planifikuar të udhëtojë në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timor-Leste dhe Singapor në fillim të shtatorit dhe pritet të vizitojë Belgjikën më vonë gjatë atij muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka…