Regjistrimi i Popullsisë “Made in Kosova”!

17 maj 2024 | 15:20

Shkruan: Isa Krasniqi

Ka ditë që botën e internetit dhe mediat në Republikën e Kosovës, i kanë vërshuar fotot dhe videot skandaloze të grumbujve të qytetarëve, nëpër shumë objekte komunale të vendit, për qëllim të regjistrimit, në procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Ndërtesave.

Në aspektin moral dhe të organizimit është turp, është më shumë se marre, që ASK-ja si përgjegjëse kryesore e këtij procesi ta sjellë këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin, në një katrahurë të tillë.

Në aspektin profesional është tejet e papranueshme që kaq haptas të shkelet:

Ligji i Regjistrimit të Popullsisë

Standardet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë

Konfidencialiteti i të dhënave statistikore

Privatësia dhe të dhënat personale

Udhëzuesi i regjistrimit të popullsisë

Shumë e shumë shkelje të tjera, me të cilat do të merrem herëve të tjera.

O njerëz, pyetjet dhe përgjigjet në proces të regjistrimit të popullsisë, janë tejet konfidenciale dhe private personale, ndërsa videot dhe fotot gjithandej sallave të objekteve komunale, tregojnë regjistrimin grupor të cilat cenojnë në mënyrë flagrante, konfidencialitetin, privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.

Sot, menaxhmenti i lartë i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që sipas ligjit janë përgjegjësit kryesor të Regjistrimit të Popullsisë, në mos dorëheqjeve të parevokueshme, do të duhej të kërkonin falje publike ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për cilësinë katastrofale të këtij regjistrimi, do të merrem pas përfundimit të këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar Norvegjinë me…