Musliu-Shoshi fajëson Kurtin dhe Gërvallën për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE

17 maj 2024 | 16:03

Në lidhje me zhvillimet në Strasburg ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu.

Ajo ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe krye diplomaten Donika Gërvalla për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosanëtarësimin e Kosovës në KiE!  Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dinë, nuk munden! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është vetëm rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesnatën e 18 majit, në Riad të Arabisë Saudite do…