Reali i ofron kontrata të reja Kroosit dhe Modriqit

17 maj 2024 | 16:17

Real Madridi tani po planifikon që t’i ofrojë kontrata të reja dyshes Toni Kroos dhe Luka Modriq, sipas gazetarit Mario Cortegana nga The Athletic.

Disa raportime nga Spanja kishin pretenduar më herët se Madridi nuk e ka në plan që të vazhdojë me Modriqin përtej këtij sezoni, por pasi veterani pranoi që të ul pagën e tij, qëndrimi i klubit duket se ka ndryshuar.

Kroos është një titullar i rregullt në krahasim me Modriqin, teksa gjermani ka startuar në 31 nga 46 ndeshje sa ka luajtur gjithsej këtë sezon, duke bërë nëntë asistime.

“Është e vështirë të dimë se çfarë do të ndodh me Kroos dhe Modriq. Mendoj se nesër, shpresoj që jo, por do të jetë ndeshja e fundit e Ligës së Kampionëve në ‘Santiago Bernabeu’ për disa nga bashkëlojtarët e mi”, kishte thënë Carvajal para ndeshjes së dytë me Bayern Munich.

Fjalët e Carvajalit kanë konfirmuar se do të ketë më shumë largime këtë verë. Në rast se jo Kroos dhe Modriq, atëherë Nacho ose Joselu do të largohen.

Si pjesë e largimeve, Real Madridi po planifikon që të bëjë prurje të reja në ekip ku tashmë është pothuajse e konfirmuar që Kylian Mbappe do t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Përveç tij, krerët e klubit po mendojnë të bëjnë disa përforcime edhe në fazën e mbrojtjes ku Leny Yoro dhe Alphonso Davies janë përmendur si kandidat të mundshëm për transferim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun…