Dështimi për anëtarësim në KiE, Grenelli: Kurti po e pengon Kosovën, miqtë e mi meritojnë më mirë

17 maj 2024 | 16:16

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet të premten në Këshill të Evropës.

Grenelli ka thënë kryeministri Albin Kurti është duke e penguar Kosovën dhe se sipas tij, qytetarët meritojnë më mirë.

“Kurti po e pengon Kosovën. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e…