Portieri i Gjermanisë tregon se si anuloi pushimet pasi mori ftesë për ‘Euro 2024’

17 maj 2024 | 16:25

Portieri i Stuttgartit, Alexander Nubel, u befasua kur lexoi emrin e tij në listën e lojtarëve që trajneri gjerman Julian Nagelsmann po llogarit për Euro 2024.

Nubel, i cili ndodhet në Shtutgart në formë huazimi nga Bayern Munchen, nuk e kishte menduar se do të merrte një ftesë, ndaj rezervoi një pushim veror në Tanzani me familjen e tij.

Megjithatë, në vend që të shijojë një safari në Afrikë, ai do të duhet të vijë në përgatitjet e kombëtares gjermane, gjë që nuk do ta ketë të vështirë.

“Unë kam planifikuar tashmë një pushim dhe rezervuar një safari në Tanzani, por do ta anuloj me shumë kënaqësi. Do të shkoj në Afrikë vitin e ardhshëm”, ka thënë Nubel me entuziazëm.

Duke qenë se Nagelsmann përfshiu katër portierë në listë, kjo do të thotë se njëri do të largohet nga lista përfundimare.

Nëse konsiderojmë se Manuel Neuer dhe Marc-Andre ter Stegen janë të sigurt, është e qartë se Nagelsmann do të zgjedhë mes Nubel dhe Oliver Baumann.

Sipas informacioneve nga Gjermania, duket se portieri i Hoffenheimit do të largohet nga lista dhe Nubel të mbetet pjesë e grupit për Euro 2024.

Kujtojmë se Gjermania është në grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi tani po planifikon që t’i ofrojë kontrata të…