Haziri ngushëllon për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti me motoçikletë

17 maj 2024 | 21:37

Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në trafik.

Ai tha se i ndjeri kishte suksese të mëdha në gara të ndryshme motoçikliste.

“Në lulen e rinisë, në moshën më të mirë, qenka ndarë nga jeta një bashkëqytetar i yni e një djalë shembullor. Hobi i tij, i cili i solli edhe suksese të mëdha Fidanit në gara të ndryshme, e ndau nga ne  përgjithmonë fizikisht, duke na lënë kujtime të mira për të. Ngushëllime të përzemërta familjes, shoqërisë dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, tha Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një shkrim…