Arrestohen burrë e grua në Pejë, u rrahën mes vete

18 maj 2024 | 10:29

Një çift në Pejë janë arrestuar pasi të njëjtit nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë 17.05.2024-23:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (burrë e grua), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare…