Pronari i marketit “Leka” gjuajti me armë pasi hetoi hajnin, intervenoi policia

19 maj 2024 | 09:22

Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet e shpeshta, sidomos në markete. Për ta parandaluar një rast të tillë, pronari i një lokali u fut në sherr me hajnin.

Incidenti ka ndodhur në marketin “Leka” në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku një person dyshohet se tentoi të kryejë vjedhje.

Sipas informacioneve të para, pasi pronari i marketit e ka zbuluar se një person i maskuar ndodhej pranë lokalit, ka gjuajtur me armë në ajër.

Posa policia është vënë në dijeni për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pronari ka deklaruar se ka shkrepur armën për ta frikësuar personin e dyshuar dhe jo për ndonjë qëllim tjetër.

Për pasojë, i njëjti është futur në telashe pasi ndaj tij është iniciuar rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të dy veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin amerikan, “Georgtown University” Charles…