Osmani në konferencë: ShBA-ja, aleatja jonë kryesore

19 maj 2024 | 10:20

Presidentja Osmani në një konferencë për medie ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me ShBA-në.

Ajo tha se e ka falënderuar nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës në çdo kohë.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit tonë. Rusia në këtë mënyrë po përpiqet të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtetet demokratike, në veçanti me SHBA’të… Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë këtë sukses”, tha Osmani.

“Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë shënoi momentin kulminant kur shtetet demokratike njëzëri dhe vendosmërisht u përkushtuan për t’iu kundërvënë propagandës ruse nëpërmjet mjete dezinformuese. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes republikës së Kosovës dhe SHBA’ve është në këtë funksion. Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë… Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara.”

Në fund Osmani ka thënë se Kosova gëzon lirinë demokracinë “falë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“SHBA janë aleati ynë kryesor”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar rastet…