![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/Nensekretarja-e-ShBA-se-per-Diplomacine-Publike-Elizabeth-Allen.jpg)
Nënsekretarja e ShBA-së: Ofrojmë mbështetje ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se e vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e e saj drejt Evropës dhe NATO-s.
Në një konferencë pas takimit me presidenten Osmani, Allen theksoi se ato kanë biseduar edhe për çështje të tjera si për dezinformimin, për të cilën kanë nënshkruar edhe një marrëveshje.
“Jam e emocionuar që jam për herë të parë për vizitë në Kosovë, në frymën e partneritetit të ngushtë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Presidentja dhe unë këtë mëngjes e patëm një bisedë produktive rreth dezinformimit, politikëbërjes, mbështetje për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh”.
“Ne po ashtu folëm rreth çështje kritike të rrugës evropiane të Kosovës dhe asaj euroatlantike. Unë e ritheksova se mund ofrojmë mbështetjen më të mirë për Kosovën drejt rrugës evropiane dhe euroatlantike kur ne gëzojmë koordinim të ngushtë”, ka thënë Allen.