Julian Assange ka gjasa të ekstradohet në ShBA

19 maj 2024 | 13:47

Një gjykatë britanike mund të japë një vendim përfundimtar të hënën nëse themeluesi i “WikiLeaks”-it, Julian Assange, duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për rrjedhjen masive të dokumenteve sekrete amerikane.

Dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë në Londër do të vendosin nëse gjykata është e kënaqur me garancitë e ShBA-së se Assange, 52 vjeç, nuk do të përballet me dënimin me vdekje dhe mund të mbështetet në të drejtën e Amendamentit të Parë për lirinë e fjalës nëse do të përballet me një gjyq në ShBA.

Ekipi ligjor i Assange kanë thënë se ai mund të jetë në një aeroplan përtej Atlantikut brenda 24 orëve nga vendimi, mund të lirohet nga burgu ose çështja e tij mund të ngecë përsëri.

“Kam ndjenjën se gjithçka mund të ndodhë në këtë fazë. Juliani mund të ekstradohet, ose mund të lirohet”, ka thënë gruaja e tij, Stella javën e kaluar.

Ajo ka thënë se burri i saj shpresonte të ishte në gjykatë për seancën vendimtare, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka konsideruar se nuk është i vlefshëm zotimi për…