Kurti thotë se Amerika është aleatja historike e Kosovës

19 maj 2024 | 14:14

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat historik i Kosovës.

“Po shikojmë tutje që ta forcojmë dhe thellojmë bashkëpunimin, sidomos në ekonomi tregti, duke përfshirë po ashtu edhe të rinjtë dhe gratë”, ka thënë Kurti pas takimit me nënsekretaren amerikane për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Të dielën nënsekretarja amerikane është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, ku nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovë (SPK), ka mbajtur të dielën…