Nëna dhe babai i Thaçit shkojnë në Hagë për ta takuar djalin e tyre

19 maj 2024 | 14:18

Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit  Hashim Thaçi sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u çmallur me të.

Nëna dhe babai i ish-presidentit Thaçi sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Siç mësohet, ata do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00.

Siç shihet, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.

Kjo është hera e dytë që prindërit e vizitojnë Thaçin në Hagë, i cili ndodhët në paraburgim që nga nëntori iu vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të…