Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

19 maj 2024 | 14:40

Kylian Mbappe ka dy objektiva kryesorë kur të arrijë te Real Madridi në verë:  fitimin e Ligës së Kampionëve dhe “Topin e Artë”, ka shkruar “AS”.

Sulmuesi francez është thënë se është duke ëndërruar për lëvizjen e tij të madhe dhe e parashikon se një pjesë interesante të karrierës së tij që do të fillojë në Spanjë.

Kylian ka marrë pjesë në zbulimin e figurës së tij prej dyllit në muzeun e njohur “Madame Tussauds” në Berlin. Ngjashmëria është më se e mahnitshme.

Por origjinali, i vërteti, fillon të përgatitet mendërisht për sfidën e dyfishtë të madhe të karrierës së tij: të fitojë më në fund Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, e atë ta bëjë me Real Madridin.

Superylli francez do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit pas “Euro 2024” në Gjermani.

Real Madridi nuk do të paguajë transferimin e Mbappes pasi ai do të jetë lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë…