Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike

19 maj 2024 | 15:55

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, është takuar me mërgimtarët në Zvicër.

Hamza tha se ata janë shtyllë e pamohueshme ekonomike e vendit.

“Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!”, tha Hamza.

“I emocionuar dhe i lumtur të shoh bashkatdhetarët tanë që kanë ndërtuar jetën e tyre, plot suksese dhe arritje në një vend kaq demokratik dhe gjithmonë për kaq vite, kanë ruajtur traditën dhe dashurinë për atdheun!”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi pësoi një…