50 fëmijë për adoptim, 200 familje të interesuara

20 maj 2024 | 08:06

Së paku 50 është numri i fëmijëve në Kosovë që presin të adoptohen e të bëhen me familje.

Por trefish më i madh është numri i familjeve që janë të gatshme të adoptojnë.

Përderisa akoma në konsultim publik deri kah fundi i këtij muaji mbetet rregullorja e Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e panelit për adoptim të fëmijëve.

Përveç brenda Kosovës, ky panel trajton edhe kërkesat për adoptim nga jashtë, thotë këshilltarja në këtë institucion të drejtësisë, Vlora Limani-Hajnuni.

“Ka për obligim dhe për detyrë, të shqyrtojë të gjitha lëndët e adoptimit, qoftë të familjeve që janë të gatshëm për adoptim qoftë të fëmijëve që kanë nevojë të adoptohen. Ky panel shqyrton të gjitha lëndët e adoptmit qoftë vendore qoftë ndërkombëtare,” u shpreh Këshilltarja në MD, Vlora Limani Hajnuni.

Sipas dokumentit, për të gjitha kërkesat pro ose kundër adoptimit, do të vendosin 5 persona, që duhet të vijnë nga institucione të caktuara, përfshirë shoqërinë civile.

“Paneli për Adoptim emërohet me vendim të Ministrit të Drejtësisë, dhe përbëhet nga pesë anëtarëve, si në vijim: Tre përfaqësues nga Departamenti përkatës për Politikat e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, një përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale dhe një përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare,” thuhet në projekt rregulloren për funksionimin e panelit për adpotim.

Paneli në fjalë do të ketë kompetenca të mëdha, me mundësi që të largojë një familje e cila potencialisht mund të bëhej adoptuese, për disa arsye.

“Paneli jep mendim për largimin nga regjistri të familjes së mundshme për adoptim, e cila pa arsye dhe argumente të bazuara, e refuzon fëmijën që i është propozuar për adoptim. Paneli mund t’ua marr përparësinë në Regjistër familjes së mundshme për adoptim vendor, e cila refuzon fëmijën që iu është propozuar për adoptim”.

Për adoptimin e fëmijëve, sipas ligjit, fillimisht kanë përparësi anëtarët e familjes biologjike, e pastaj qytetarët brenda, Kosovës përderisa duhet përmbushur edhe një sërë kriteresh tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Ismaili, ka…