Guardiola: Realiteti është se jam më afër largimit sesa qëndrimit në City

20 maj 2024 | 11:20

Trajneri Pep Guardiola është tashmë në librin e historisë së Manchester City dhe Premier Ligës. Kampionati i tij i katërt radhazi anglez këtë vit, i gjashti në shtatë sezonet e fundit, e vendos atë në elitën e sportit në ishull.

Që nga viti 2016 ai ka krijuar një projekt të lakmueshëm në “Etihad” pasi ka fituar 17 tituj (gjashtë Premier Ligë, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Community Shields, një Ligën e Kampionëve, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë të Botës për Klube) dhe City është bërë një makth për të gjithë në Angli dhe Evropë.

Këtë sezon, ai ka fituar tre trofe (Premier, Superkupë Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube) dhe një i katërti mund të shtohet nëse mposht United në finalen e FA Cup në “Wembley”. Me një sezon të mbetur në kontratën e tij (kontrata e tij skadon në qershor të 2025), tekniku me përvojë foli për të ardhmen e tij te City.

“Realiteti është se jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi folur me klubin dhe ndjenja ime tani është se dua të qëndroj. Unë do të qëndroj sezonin e ardhshëm dhe gjatë këtij sezoni do të flasim”, ka thënë Guardiola.

“Kur u transferova këtu, nëse dikush do të më thoshte se do të fitoja gjashtë kampionate në shtatë sezone, do të kisha thënë se ata ishin të çmendur. Tani është koha jonë. Nuk po them se jam trajner i keq, por kam mbështetje të jashtëzakonshme nga klubi. Në fillim nuk e kemi menduar, por në janar apo shkurt kam menduar pse jo. Për shkak të përvojës sonë ne luftuam për tituj, por e morëm mesazhin. Ne e dimë se Arsenali do të jetë këtu për shumë vite Arteta është një trajner i ri me talent të madh. Duhet të kemi kujdes”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në…