Tchouameni mungon në finalen e Ligës së Kampionëve

20 maj 2024 | 12:31

Aurelien Tchouameni nuk do të jetë në finalen e madhe të “Wembley”-t mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Ai u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale kundër Bayern Munchen dhe “Marca” raporton se lëndimi i tij në këmbë do ta mbajë atë jashtë finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo është një mungesë e madhe për trajnerin Carlo Ancelotti dhe “Los Blancos” pasi nga statistikat skuadra nuk ka humbur asnjëherë me francezin në formacionin e tyre fillestar. Eduardo Camavinga mund ta zëvendësojë dhe të jetë në mesfushë së bashku me Federiko Valverde dhe Toni Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…