Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arrest për Netanyahun

20 maj 2024 | 14:38

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) është duke kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinwar, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Karim Khan kryeprokuror i GJNP-së, ka thënë për “CNN”-in se akuzat kanë lidhje me sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit dhe lufta që ka pasur në Gaza.

GjNP-ja, gjithashtu është duke kërkuar urdhër-arrest për Yoav Gallant, ministrin izraelit të Mbrojtjes.

Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktimin e urisë si metodë lufte, përfshirë mohimin e ndihmave humanitare dhe bombardimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt”, ka thënë Khan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nysret F. Karaça B.I me numer unik te biznesit 811117797…