‘Kemi brenga serioze se si mund të realizohet draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja’

20 maj 2024 | 15:10

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, ku mes tjerash ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kusari-Lila nuk e ka përjashtuar mundësinë që themelimi i draft-statutit të Asociacionit i propozuar nga BE mund të ketë dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues të Kosovës.

“Një standard tjetër përdoret për Kosovën, e një tjetër për Serbinë. Mund të ketë mos funksionalitet apo dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues në Kosovë përkundrejt që është thënë shumë herë se ka garanci që Asociacioni nuk e dëmton ose nuk ka kompetenca ekzekutive. Ajo çfarë është prezantuar në draftin e BE-së në të cilin edhe janë komentet, të cilat nuk kanë reflektuar si të tilla, prapë kemi brenga serioze me mbi atë se si mund të realizohet ose në çfarë forme i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Për arsye, se nuk i dërgohet si një draft i pranuar pa pasur një vendim të qeverisë”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për draftin e propozuar nga BE.

“Qeveria nuk ka vendim për atë draft, por në afate të cilat duhet të merren garanci serioze e deri më tash nuk ka pasur garanci të konfirmuara. Përkundër se është thënë diçka, ka ndodh diçka tjetër siç është rasti me mospërfshirjen në votim fare në Këshillin e Ministrave”, ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta rrënojë stadiumit e…