Investime masive të KEDS-it në lagjet Ulpianë dhe Dardani

20 maj 2024 | 15:48

Në kuadër të planit investiv, KEDS po bën implementimin e disa projekteve kapitale në lagjet Ulpiana dhe Dardania të Prishtinës.

Në lagjen Ulpiana është bërë ndërtimi i kanalit kabllovik nëntokësor, ku janë vendosur pusetat, kabllot e reja dhe infrastruktura e nevojshme përcjellëse. Ky kanal përshkon një trajektore disa kilometërshe, duke filluar nga Nënstacioni Prishtina 6, respektivisht afër udhëkryqit te Katedralja Nëna Terezë, vazhdon te Rreth i Flamurit, prej ku përshkon një trajektore tjetër deri te Fontana në Ulpianë dhe konviktet e studentëve, për t’u rikthyer prapë te i njëjti nënstacion. Në kuadër të këtij projekti, në Ulpianë është bërë edhe ndërrimi i shumicës së 23 transformatorëve sa janë në total dhe ndërrimi i kthinave, sipas nevojës.

Rëndësia e këtij projekti madhor është shumë e madhe, meqë kjo linjë e re jo vetëm që shërben si linjë alternative, që nënkupton se në rast të ndonjë ndërprerje të energjisë elektrike në një lokacion brenda kësaj trajektoreje konsumatorët tanë mbesin pa energji elektrike, ata furnizohen nga këto linja alternative, por kjo linjë është, mbi të gjitha, edhe parapërgatitje e konvertimit të linjës nga 10kV në 20kV.

Projekti, si i tillë, përfshin një LOT, në kuadër të së cilit hyn projekti i Ulpianës, Dardanisë, Kroit të Bardhë dhe Prishtina 7-Dalja 5. Projekti në Ulpianë tashmë ka mbaruar të shtunën e kaluar, me çka disa mijëra konsumatorë do të kenë siguri në rrjet dhe furnizim të qëndrueshëm, ndërkaq projektet e Dardanisë, Kroit të Bardhë dhe Prishtina 7-Dalja 5 janë në implementim e sipër dhe pritet të përfundojnë brenda tre muajsh.

Këto projekte janë vetëm disa nga projektet që KEDS- po i implementon në kuadër të planit investiv. Parashihet që brenda këtij viti të implementohen 250 projekte kapitale të tensionit të ulët dhe të atij të mesëm, të rrjetit ajror dhe atij nëntokësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova pati…