Klubi gjerman interesohet për Asanin

20 maj 2024 | 16:15

Jasir Asani, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar, do të largohet nga Koreja e Jugut, aty ku është pjesë e skuadrës së Gwangju.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 28-vjeçari është në bisedime me klubin gjerman, Dusseldorf.

Këta të fundit, e mbyllën kampionatin në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe synojnë ngjitjen në elitë, pasi përballen në “play-off” me Bochum. Drejtuesit e klubit gjerman, janë në bisedime me menaxherin e Asanit dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje në orët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua…