Humolli: Nuk ka ‘krizë’ mes Kurtit e Osmanit, është taktikë e tyre

20 maj 2024 | 21:12

Ani pse ka kohë që kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, grupet parlamentare nuk arritën të pajtohen të hënën për thirrjen e një seance parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi. E, për shpërndarjen e Kuvendit, nevojitet mbledhja e 40 nënshkrimeve për mocionin paraprakisht, i cili pastaj duhet të votohet nga 80 ligjvënës.

Një votë të tillë nuk do ta jap as deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli.

Ai për Periskopin tha se nuk jep votë nëse kërkohet vetëm për të përfunduar mandatin Qeveria Kurti me arsye që nuk po i dëgjon aleatët perëndimorë.

“Po ka rëndësi si dhe për cilën arsye shpërndahet kuvendi, nëse shpërndahet sepse ka dështuar qeveria me kry detyrat që ia ka dhënë elektorati është e drejt dhe e votoj me shpërnda këtë legjislaturë. Por nëse kërkohet se kjo legjislaturë me përfundu mandatin për shkak që nuk po i dëgjon burokratët perëndimor është dëm për popullin tonë dhe fitore e Serbisë dhe miqëve të saj në perëndim, me këtë rast nuk do votoj!”, u përjije deputeti.

Humolli u pyet edhe për letrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila ia adresoi presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.

Mirëpo, për një gjë e tillë u bë pakoordinim të Presidentes, Vjosa Omsani, e cila reagoi më pasë.

E të gjitë këtë, për deputetin e pavarur, Fatmir Humollin është veprim taktik i Kurtit e Osmanit.

Ai për Periskopin tha se nuk ka asnjë ‘krisje’ të raporteve mes Kurtit e Osmani, pasi sic thotë ai ‘koncepti politik nuk po i dallon’.

“Këtë e vlerësojë si veprim taktik me iu dhënë material mediave. Nuk ka krizë sepse koncepti politik nuk po i dallon“, ka thënë ai për Periskopin.

Mandati i Qeverisë përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar atë si të “dëmshme për vendin”./Periskopi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë. Mësohet…