Stuhia e pazakontë, breshëri bllokon qytetin polak
20 maj 2024
| 21:58
Një stuhi breshëri shkaktoi përmbytje dhe dëme të mëdha në qytetin polak të Gniezno, i cili vendosur në perëndim të vendit.
Pamjet e xhiruara nga mediat shfaqën mjetet dhe banorët që kalonin nëpër rrugët e përmbytura dhe breshëri që notonte në sipërfaqe.
Agjencia e motit në Poloni i përshkroi stuhitë si të dhunshme duke shtuar se ato do të vazhdojnë deri të martën me zonat e perëndimit dhe juglindjes së vendit të prekura veçanërisht nga breshri, shiu i dendur dhe erërat e forta.