![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/Capture-231-770x444-1.jpg)
Shuhet aktori Vasillaq Godo
21 maj 2024
| 08:56
Vasillaq Godo Aktor lindi në Vlorë më 15 shkurt 1943.
Ishte ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës në vitin 1962.
Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për Aktorë në vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesorë të këtij teatri.
Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi me sens artistik anët e madhërishme me ato humane.