Dy futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

21 maj 2024 | 11:00

Në vikend, përfundoi java e parafundit në Superligën e Turqisë në futboll.

Dy futbollistë shqiptarë janë në formacionin e javës së 37-të.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, që luan për Sivassporit dhe mbrojtësi kosovar, Amar Gerxhaliu me fanellën e Antalyasporit.

Manaj u vlerësua me notën 8.3 në fitoren e klubit të tij 3:1 ndaj Istanbulsporit, duke bërë një asist.

Ndërkaq, Gerxhaliu mori notën 7.7 në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Adana Demirspor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vasillaq Godo Aktor lindi në Vlorë më 15 shkurt 1943.…