Martinez: Asllani është e ardhmja, më ka habitur

21 maj 2024 | 12:38

Lautaro Martinez, kapiteni i Inter mendon se Kristjan Asllani është lojtari i së ardhmes për zikaltërit. Në një intervistë të fundit, argjentinasi zbuloi bisedën në fillimin e sezonit me mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, duke i dhënë atij një këshillë shumë të vlefshme.

“Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë. Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falënderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”, ka deklaruar Lautaro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca dhe Belgjika kanë thënë të martën se e mbështesin…