Bayerni kërkon dy yjet e Milanit

21 maj 2024 | 12:42

Mike Maignan dhe Theo Hernandez, dy nga titullarët më të rëndësishëm të Milanit, janë në dyshim të fortë në lidhje me të ardhmen.

Të dy lojtarët kanë kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, por “gjelat” francez kërkojnë kushte të reja, përmirësim të pagës aktuale. Për t’ia bërë dhe më të vështirë punën drejtuesve të Milanit po mendon Bayern Munchen, me klubin gjerman që është vënë në ndjekje të dy lojtarëve.

Bayerni sheh te Maignan portierin ideal për të zëvendësuar Neuer, ndërsa te Theo Hernandez anësorin ideal për të zëvendësuar Alphonso Davies.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti…