Gjilan, kërkohet nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes

21 maj 2024 | 14:56

Është mbajtur debati i parë në Gjilan me temën “Ndërmarrësia gjithëpërfshirëse dhe rritja ekonomike “Nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes”.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni në “Javën e Debateve për Politikën e Gruas”.

Debati është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, NDI Kosova me mbështetje të USAID-it dhe Ambasadës Zvicerane.

Folëse ishte edhe drejtoresha e NDI-së ambasadorja Nancy Soderberg.

Derisa u bisedua lidhur me ndërtimin e aftësive, fokus ishte edhe strategjia lokale kundër dhunës me bazë gjinore.

Ndërsa në panel diskutimi ka folur edhe drejtoresha e Buxhetit e Financave, Herolinda Murati-Leka, ku u theksua edhe nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besmir Ademaj i lindur me daten 16.08.2003 , në Shtime…