Trupi i presidentit iranian mbërrin në Teheran, të enjten varroset

21 maj 2024 | 16:32

Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi ka mbërritur në Teheran si pjesë e ceremonive funerale të planifikuara për disa ditë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Një video e transmetuar nga media shtetërore tregon avionin presidencial që mbërrin në aeroportin Mehrabad të Teheranit, duke mbajtur arkivolin e Raisit.

Zyrtarët qeveritarë dhe ushtarakë u rreshtuan në një tapet të kuq dhe shumë mund të shiheshin publikisht duke qarë ndërsa një eskortë ushtarake mbante arkivolin, raporton CNN.

Raisi është planifikuar të varroset të enjten mbrëma në faltoren e Imam Rizait në Mashhad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje…