Egbo: Prishtina shkon për trofeun dhe për Evropën

22 maj 2024 | 09:48

Sot kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, dhe fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballen në finalen e kësaj gare.

Loja zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Para ndeshjes ka folur trajneri i ekipit “bardhekaltër”, Emmanuel Egbo.

Ai tha se skuadra që drejton nuk mund të ngelet pa asnjë trofe.

Egbo shtoi se fitimi i këtij trofeut është rruga e vetme që Prishtina të jetë në garat evropiane.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arif Molliqi Këto ditë në objektin e Mejtepit të Tahir…