Pochettino largohet nga Chelsea

22 maj 2024 | 10:55

Mauricio Pochettino është larguar nga klubi londinez i Chelseat.

Lajmi është konfirmuar nga klubi.

Argjentinasi është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët me “Blutë”.

Ai është larguar pas përfundimit të sezonit, i cili ishte njëri prej më të dobëtve për Chelsean.

Ani pse bleu numër të madh lojtarësh, ekipi nuk gjeti formën më të mirë gjatë tërë sezonit i cili kaloi me ulje dhe ngritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para…