Ronaldo reagon pas lamtumirës së Kroosit: Nder të ndaja fushën me ju

22 maj 2024 | 11:16

Cristiano Ronaldo është mes futbollistëve të shumtë që kanë reaguar ndaj vendimit të Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli pas “Euro 2024”.

“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Çfarë nderi që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Ronaldo në postimin e Kroosit në “Instagram”.

Të dy lojtarët ndanë dhomën e zhveshjes te Reali i Madridit për katër sezone, duke fituar së bashku një titull të La Ligas dhe tre të Ligës së Kampionëve. Duhet theksuar se Toni Kroos ka rezervuar gjithmonë fjalë komplimentuese për Cristiano Ronaldon, duke këmbëngulur se ai ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heqja e 10 dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar…