Aksioni në veri, Franca shprehet e shqetësuar pasi thotë se mund të rriten tensionet

22 maj 2024 | 16:09

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Parisi nëpërmjet një reagimi për medie ka bërë me dije se janë të shqetësuar për veprimet e fundit që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në veri të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës “këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”.

Më tutje në reagim është thënë se veprimet e Kosovës ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit e kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia”, është thënë në reagimin e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk…