Kosova i mund Izraelin dhe Poloninë, sondazhet e nxjerrin si vendi me proamerikan në botë

22 maj 2024 | 22:40

Kosova, Polonia dhe Izraeli renditet si popujt më proamerikanë të Amerikës, sipas një sondazhi të Gallup.

Kosova renditet në vendin e parë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka thënë Newsweek: “Gjatë gjithë administratave të njëpasnjëshme, Shtetet e Bashkuara kanë pasur mbështetje të palëkundur për ne, duke njohur aspiratat tona për zhvillim dhe integrim në komunitetin euroatlantik si një vend i lirë dhe i pavarur”.

“Por, më e rëndësishmja, përtej lidhjeve diplomatike, marrëdhënia mes njerëzve të Kosovës dhe  të Shteteve të Bashkuara është e thellë.”

“Kjo marrëdhënie lulëzon mbi një besim të përbashkët në vlerat demokratike. Populli i Kosovës i shikon Shtetet e Bashkuara si një fener të lirisë dhe demokracisë, duke nxitur një dashuri për Amerikën dhe popullin e saj që kapërcen brezat”, tha Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rivotimit të ditës së sotme në Njësinë Zgjedhore 5…