Kush është italiani që po akuzohet se i mashtroi bujqit e Malishevës?

23 maj 2024 | 07:48

Udhëtoi rreth 1 mijë e 500 kilometra, gjoja për të investuar në Kosovë, por italiani pasi shiti bimët, u zhduk pa nam e pa nishan.

Pierpaolo Cavaglieri në vitin 2018 erdhi nga Remedello i Italisë në Malishevë, i shoqëruar nga Ragip Berisha, nga Turjaka e Malishevës. Ai nisi përgatitjen e terrenit për të sjellë nga Italia fidanët e bimës Alkekengi.

Cavaglieri dhe Berisha synonin që të arrinin marrëveshje me bujqit e Kosovës të cilët do ta kultivonin këtë bimë në tokat e tyre.

Plani ishte ky. Fidanët e Alkekengit do të silleshin nga Italia në Kosovë. Të njëjtat do t’u shiteshin bujqve, të cilët, pasi do t’i punonin ato, frutat do t’i dorëzonin tek italiani dhe ortaku i tij.

I gjithë procesi nga blerja e fidaneve deri te dorëzimi i të vjelave do të rregullohej me një kontratë pune e cila do të lidhej mes bujqve dhe investitorëve.

Misioni i tyre për të investuar në Kosovë u mirëprit e u përkrah nga niveli qendror dhe ai lokal.

Më 23 korrik të 2018-s, Cavaglieri e Berisha, të shoqëruar nga zëvendësministri i atëhershëm i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit të atëhershëm, Fatmir Limajt, Faton Thaçi, ishin pritur në takim nga atëbotë kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ish-nënkryetari Hajdin Berisha dhe Murat Hoxha i cili në atë kohë ishte drejtor i Bujqësisë në këtë komunë.

Sipas komunikatës së komunës së Malishevës, e cila është ende e publikuar në uebfaqen zyrtare të këtij institucioni, investitorët italianë, siç u referoheshin Cavaglierit e Berishës, në takim me krerët komunalë, kishin prezantuar idenë e tyre për kultimivimin e bimës “Alkekengi”.

Në komunikatë thuhet se kjo bimë përdoret në industrinë ushqimore dhe në mjekësi.

Komuna e Malishevës kishte ofruar edhe sallën e Kuvendit Komunal për t’ua mundësuar atyre takimin me bujqit lokalë.

E në këtë takim, sipas komunës së Malishevës, italiani u dha bujqve një premtim të madh. Ai ishte zotuar se do ta hapë në Malishevë fabrikën e përpunimit të Alkekengit si dhe frutave dhe perimeve të tjera.

Atë ditë malishevasit kishin marrë edhe një lajm të mirë. Vesel Krasniqi, i cili në atë kohë mbante postin e zëvendësministrit të Bujqësisë, u kishte premtuar atyre se ministria do t’i ndihmojë bujqit të cilët do ta kultivojnë këtë bimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Rasim Selmanaj,…